SHBA kundër ligjeve të ashpra anti-drogë në Peru

410
Sigal

Kongresi peruan ka miratuar legjislacionin që u lejon forcave ajrore të vendit që të qëllojnë aeroplanët e vegjël që dyshohet se bartin droga të paligjshme. Peruja prodhon kokainë më shumë se çdo vend tjetër dhe agjentët anti-narkotikë thonë se shumica e saj kontrabandohet në Shtetet e Bashkuara. Ligji është miratuar njëzëri, me 89 vota për dhe asnjë kundër, dhe ai pritet të nënshkruhet nga presidenti Ollanta Humala. Megjithatë, zyrtarët thonë se SHBA-ja ka qenë kundër të ashtuquajturit “ndalim ajror”.