SHBA, Kerry uron Shqipërinë për 25 vjetorin e rënies së komunizmit

48
John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit ka uruar Shqipërinë për 25 vjetorin e rënjes së sistemit komunist në 8 dhjetorin e vitit 1990.
Në urimin dërguar Shqipërisë, Kerry thotë se ë krye të këtij tranzicioni historik, ishin udhëheqësit e guximshëm të lëvizjes studentore, të mbështetur nga qytetarët e zakonshëm, të cilët marshuan dhe demonstruan kundër diktaturës, dhe të ndihmuar nga ish anëtarë kurajozë të partisë, që ndihmuan në vendosjen e një rregjimi përfaqësues.
Shqipëria, thotë zoti Kerry, ka shënuar përparime të rëndësishme gjatë këtyre 25 vjetëve. Sot, shton ai, Shqipëria është një aleat i përkushtuar i NATO-s, që jep ndihmesën e saj për paqe dhe stabilitet në botë.
Shqipëria, është në rrugën e integrimit të plotë Euro-Atlantik, duke kryer reformat e nevojshme për të forcuar institucionet demokratitke dhe për të zhvilluar një ekonomi konkurrente tregu të lirë.
Në fund të urimit, Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara, vlerësojnë miqësinë e ngrohtë me qeverinë dhe popullin shqiptar dhe dëshirojnë thellimin e partneritetit mes dy vendeve në të ardhmen.