Sigal

Karvanët me emigrantë rifilluan marshimin e tyre përmes Meksikës të mërkurën pasi zyrtarët e vendit paralajmëruan se numri i përgjithshëm i njerëzve që synojnë të shkojnë drejt SHBA-ve është afërsisht 14,000.

Të mërkurën në mëngjes, grupi kryesor i rreth 7,000 emigrantëve kryesisht honduras u largua nga Huixtla para lindjes së diellit. Një ditë më herët, një emigrant vdiq pasi ra nga pjesa e pasme e një kamioni.

Sot ata do të marshojnë 64 km për në qytetin e Mapastepec. Ata janë ende 1770 km larg kufirit SHBA-Meksikë.

Në këtë lëvizje prej rreth 64 km në ditë, atyre do t’ju duhen të paktën 25 ditë për të arritur në kufirin e Teksasit, ku shpresojnë të kalojnë.

Grupi ka rritur gradualisht ritmin e tyre që pas kalimit në Meksikë.