SHBA/ Kandidatët për presidencialet 2016 do të përballen për herë të parë në Iowa

450
Kandidatët amerikanë për garën presidenciale do të nisin përballjen e tyre të parë në shtetin e Iowa-s. Sondazhet paraprake kanë treguar se në kampin republikan, favoriti kryesor mbetet Donald Trump, i cili pritet të fitojë afro 28% të votave të kësaj force politike. Pas tij, vjen Ted Cruz me 23% dhe Marco Rubio me 15%. Vetëm vendi i katërt është rezervuar për kandidatin që shihej si rivali kryesor i Trump, Ben Carson. Ndërkohë, Rand Paul renditet në vendin e pestë me 5%. Kandidati, Jeb Bush, nuk bën pjesë as në pesë më të votuarit, pasi parashikimet thonë se ai do të fitojë vetëm 2 % të votave.
Gara mbetet e ashpër edhe në kampin demokrat. Sondazhet kryesohen nga ish-sekretarja e Shtetit, Hilary Klinton, e cila sipas projeksionit ka arritur të bëjë për vete 45% të votuesve, krahasuar me rivalin e saj Bernie Sanders, i cili pritet të grumbullojë 42% të votave.
Këta kandidatë janë favoritët kryesorë për të qënë përfaqësuesit e demokratëve në garën presidenciale duke parë se kandidati tjetër, Martin O’Malley, pritet të fitojë vetëm 3% të votave, gjithmonë në bazë të sondazhit. 10% e antarëve të Partisë Demokrate janë shprehur të pavendosur për zgjedhjen e tyre.
Garuesit e të dyja kampeve kanë shfrytëzuar orët e fundit përpara votimeve, për të bërë për vete zgjedhësit. Ata kanë mbajtur fjalime dhe një sërë aktivitetesh të ndryshme duke qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me elektoratin. Demokratët dhe Republikanët do të zhvillojnë zgjedhet brenda forcave të tyre politike për të përcaktuar kandidatin përfundimtar që do të jetë përfaqësuesi i tyre në garën që do të mbahet më 8 Nëntor.
Sigal