SHBA – Kaliforni, urdhërohet evakuimi i mbi 130 mijë banorëve

568
Të paktën 130 mijë persona në veri të Kalifornisë është dhënë urdhër që të evakuohen nga banesat e tyre pasi një kanal shkarkimi në një digë të lartë është dobësuar nga shirat dhe rrezikon të dalë jashtë kontrollit.
Zyrtarët thonë se kanali i shkarkimit mund të hapet nga momenti në moment dhe njerëzit janë urdhëruar të largohen. Niveli i ujit në rezervuar është rritur pas shirave dhe dëborës të rënë kohët e fundit.
Kjo është hera e parë që liqeni Oroville ka përjetar një emergjencë të tillë në historinë 50-vjeçare të kësaj dige.
Departamenti i resurseve ujore në Kaliforni tha të dilë pasdite se niveli i shkarkimit është 2830 metra kub në sekondë.
Është thënë që urdhëri i evakuimit do të mbëtet derisa situata të ndryshojë.
Sigal