SHBA ka shpërndarë municione tek rebelët, në luftën kundër IS

397
Ushtria amerikane ka shpërndarë më shumë se 45 ton municione tek rebelët që luftojnë kundra grupit xhihadist të Shtetit Islamik në veri-lindje të Sirisë. Avionët e llojit C-17, të shoqëruar me eskorta luftëtarësh, lëshuan furnizimet e tyre gjatë natës në provincën Hassakeh, tha një zëdhënës i Pentagonit. Dërgesa thuhet se përbëhet nga armë të vogla, municione e granata.

Ky lajm erdhi një ditë pasi Shtetet e Bashkuara braktisën një plan 500 mln dollarësh për të trajnuar mijëra rebelë në luftën kundër ISIS. Paratë në vend të trajnimeve do të përdoren për të siguruar municione të nevojshme për krerët e grupeve rebele.
Sigal