SHBA: Ka raporte të besueshme për ndëryrjen ruse në Mal të Zi

480
Shtëpia e Bardhë tha se ka raporte të besueshme se Rusia ka bërë përpjekje të ndërhyjë në zgjedhjet e Malit të Zi, vitin e kaluar.

“Jemi shumë të shqetësuar me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e tetorit në Mal të Zi dhe me raportet e besueshme se Rusia ka mbështetur një përpjekje për sulm ndaj qeverisë në ditën e zgjedhjeve”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Prokuroria speciale në Mal të Zi ka thënë se një grup i “nacionalistëve rusë” ka planifikuar vrasjen e kryeministrit të atëhershëm malazez, Millo Gjukanoviq, për ta sjellë një parti opozitare në pushtet.

Moska ka mohuar çdo përfshirje.

Zyrtari amerikan tha se Uashingtoni mbështet autoritetet malazeze në hetimin e rastit.

Më 11 prill, Trump ka nënshkruar protokollin për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke thënë se përfshirja e këtij vendi në aleancë do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor.
Sigal