SHBA, John Kerry pret homologun e tij kubanez

123
Sekretari Amerikan i Shtetit, Xhon Kerry e quajtur 20 korrikun ditë historike, teksa ka pritur në departamentin e shtetit homologun e tij kubanez.
Takimi erdhi pas hapjes së ambasadave respektive në Uashington dhe Havana dhe valvitjes së flamujve sipër tyre për herë të parë pas 54 vitesh.
Efekt Kerry: “Shtetet e Bashkuara mirëpresin fillimin e ri të marrëdhënieve me popullin dhe qeverinë e Kubës,” tha Kerry në spanjisht, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara të Amerike janë të vendosur të jetojnë si fqinjë të mirë në bazë të respektit reciprok.
Kjo nuk do të thotë se këtu marrin fund dallimet mes nesh, por të paktën ky vendim i ka dhënë fund realitetit të vendosur nga lufta e fotohtë, shtoi Kerry.
Kurse për ministrin e jashtëm të Kubës, Bruno Rodrigez, kjo arritje ka ardhur falë punës së bërë nga Fidel Kastro dhe popullit kubanez për ti dhënë fund asaj që ai e quajtu bllokada e shteteve të bashkuara.
Rodriges i ka bërë thirrje qeverisë, presidentit Obama dhe kongresit të eliminojnë përfundimisht bllokadën ndaj Kubës.Flamuri Kuban u ngrit mbi ambasadën kubaneze në Uashington, duke hapur një kapitull të ri mes vendeve në armiqësi për më shumë se 50 vite.
Megjithatë Kuba dhe SHBA nuk ndajnë të njëjtat mendime në shumë fusha, diferenca këto të pranuara nga të dyja palët, edhe pse shpresa për normalizimin e marrëdhënive hap pas hapi është e madhe. Sekretari Kerry pritet të vizitojë ambasadën amerikane ne Havana me 14 gusht