SHBA, i vogli Gabriel humb betejën me kancerin, babai bën tatuazh shenjën në kokë njësoj si djali

573
Ai i ka qëndruar pranë deri në momentet e fundit, por kjo nuk ka mjaftuar për ta penguar të fluturojë në qiell. Josh J-Mash Marshall, nga Lawrence, në Kansans (Usa), ka njoftuar në Facebook që i vogli i tij Gabriel, 9 vjec, nuk ka arritur ti mbijetojë krizës së fundit dhe ka ndërruar jetë.
Ky baba-kurajoz kishte arritur të bënte dhe një tatuazh në kokë, të njëjtën shenjë të operacionit në tru të djalit, i cili prej kohësh vuante nga kanceri.
Në rrjetet sociale ai ka publikuar ditë pas dite udhëtimin e gjatë të sëmundjes së djalit, i cili e humbi kështu betejën e vështirë.
Gabriel nuk e ka përballuar krizën e fundit. Ditën e shtrimit në spital babai Josh, në një postim të gjatë në Facebook, tregon orët e fundit të jetës së djalit të tij: Momente të lumtura me blerjen e lojërave të fundit të cilat ai sigurisht s’do t’i harrojë asnjëherë.
’Më është copëtuar zemra, thuhet në rreshtat e babit të shkatërruar nga dhimbja. Jo vetëm po humbas djalin tim por edhe mikun tim më të mirë’.
Sigal