SHBA: I kemi vrarë 3 liderë të rëndësishëm të ISIS-it

512
Sigal

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë sot
se ushtria amerikane i ka vrarë tre liderë të rëndësishëm të ISIS-it në Siri.


mesin e të vrarëve janë dy militantë që besohet se kishin lidhje me sulmet e
nëntorit 2015 në Paris, ku u vranë 130 persona.

Carter
njoftoi për vrasjet sot gjatë një adresimi para ushtarakëve amerikanë në një
bazë ushtarake në Itali.

Zëdhënësi
i Carter, Peter Cook, njoftoi më vonë se tre liderët u vranë në nëj sulm ajror
më 4 dhjetor në Raqqa të Sirisë.