SHBA/ Humbet në video-lojëra, babai rreh për vdekje djalin e porsalindur

455
Sigal

Një burrë është tërbuar pasi humbi në video-lojëra duke goditur për vdekje djalin e tij.
Anthony Trice raportohet se humbi kontrollin para se të godiste për vdekjes foshnjën e porsalindur De’Anthony Trice, në shtëpinë e tij në Louisville.

Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar.

Pasi e dhunoi, 26-vjeçari e mori foshnjën dhe e përplasi në tokë. Sipas mediave Trice e mori djalin në dhomën e gjumit dhe e uli aty.

Ai shkoi në banjë dhe ku u kthye vuri re se i porsalinduri ishte në gjendje të keqe dhe telefonoi policinë.

Djali u dërgua në Spitalin e Norton Children’s, ku edhe vdiq të dielën.