SHBA, Hillary Clinton shpall fitoren në shtetin Iowa-s

478
Kandidatja demokrate Hillary Clinton ka shpallur një fitore të parakohshme në Shtetin e Iowa-s kur kanë mbetur më pak se 1% e votave për t’u numëruar.
Ish-sekretarja e Shtetit ka arritur të regjistrojë një avantazh të lehtë ndaj Bernie Sanders teksa të dy i janë afruar 50%-shit. Megjithatë, triumfi i Klinton nuk është konfirmuar ende nga zyrtarët amerikanë ose nga përfaqësuesit më të lartë të demokratëve. Kandidati tjetër, Martin O’Malley, vendosi të tërhiqet nga gara, pasi regjistroi vetëm 0.6 të votave.
Nga ana tjetër, senatori i Teksasit, Ted Cruz është shpallur fitues nga radhët e republikanëve në shtetin e Iowa-s duke grumbulluar afro 28% të votave. Ai la pas rivalin e tij kryesor, Donald Trump, i cili arriti të bënte për vete 24% të elektoratit.
Pas tyre u radhit Marko Rubio me 23% e më pas Ben Carson me 9%. Pas fitores së regjitruar, Cruz u shpreh mjaft i lumtur duke thënë se kjo ishte një fitore e ardhur nga konservatorët kurajozë.
Sigal