SHBA goditet nga stuhi dëbore, paralizohet Washingtoni

457
Një stuhi masive bore me erëra të forta po avancon drejt brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më shumë se 50 milionë persona në mbi 15 shtete janë paralajmëruar për të qëndruar në shtëpi.
Edhe Washgintoni do të goditet nga stuhia dhe të dielën trashësia e borës pritet të shkojë deri në 76 cm.
Në Washingtoni transporti publik do të jetë i mbyllur gjatë stuhisë së dëborës, madje edhe pasi rrugët kryesore të jenë pastruar, dhe trafiku do të jetë i vështirë për një farë kohe. Ndërsa gjëndje alarmi është dhënë dhe në New York.
Deri tani 8 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 6 shtete kanë deklaruar gjëndjen e emergjencës dhe mijëra fluturime janë anulluar.
Shërbimi Sinoptik parashikon se stuhia do të prekë nga Arkansas, në jug të Masacustes deri në veri lindje.
Njerëzit kanë nxituar për të furnizuar familjet e tyre me ushqime. Më shumë se 6 mijë fluturime kanë anuluar nga e premtja deri të dielën
Gjendje e emergjencës janë deklararu në Tennessee, North Carolina, Virginia, Maryland, Pennsylvania
Sigal