SHBA gjobit 1,2 miliardë dollarë gjigantin kinez të telekomunikacionit ZTE

506
Gjiganti kinez i telekomunikacionit ZTE pranoi të derdhë vlerën prej 1,2 miliardë dollarësh për SHBA-në për eksportimin e mallrave drejt Iranit dhe Koresë së Veriut, në një shkelje flagrante të sanksioneve, njoftuan sot autoritetet amerikane.

”Në harkun kohor 2010-2016, grupi ka shitur disa qindra milionë dollarë pajisje të telekomunikacionit në të dy shtetet e vendosura në listën e zezë amerikane në përpjekje për t’i shpëtuar vigjilencës së autoriteteve”, njoftuan disa departamente si ai i Tregtisë, i Thesarit dhe i Drejtësisë.

Ky ndëshkim për eksportet ilegale kineze, me një vlerë monetare rekord, vjen në një moment kur administrata Trump po tregon forcën në marrëdhëniet me Pekinin, i akuzuar për praktika tregtare të pandershme.
Sigal