SHBA, gjendje emergjente pas tubimit të së djathtës radikale

507
Zyrtarët në qytetin e Charlottesville në shtetin amerikan të Virginias kanë deklaruar gjendje emergjente para një marshimi të madh të nacionalistëve të amerikanë të bardhë, shkruan BBC.
Lëvizja lejon autoritetet lokale që t’i kërkojë burimet shtesë nëse nevojitet, thotë departamenti i policisë.

Tensionet janë të larta dhe qindra njerëz pritet t’i bashkohen tubimit “Unite the Right” kundër planeve për ta hequr një statujë të gjeneralit të kondeferatës.

Përleshjet e dhunshme mes grupeve të ekstremit të djathtë dhe kundër protestuesve kanë lënë të paktën dy të plagosur, thonë policia.

Presidenti Donald Trump e ka dënuar dhunën.

Në Twitter, ai tha: “Ne të gjithë duhet të jemi të bashkuar. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë.
Sigal