SHBA, gjendet i vdekur ish-bashkëpunëtori i Putin

538
Ish-bashkëpunëtori i Presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në Uashington, njoftojnë mediat shtetërore në Rusi. Mikhail Lesin, ish-ministrit i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.
“Washington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin. “BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009.
Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”. Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Wicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij.
Sigal