SHBA, George dhe Amal Clooney solidarizohen me të rinjtë pas masakrës së Florida

21
Sërish çifti i famshëm bëhet pjesë e donaticioneve. Këte herë George dhe Amal Clooney do të japin 500 000 dollarë për të ndihmuar në organizimin e manifestimit për kontrollin e armëve të zjarrit, i njoftuar për në 24 mars në Uashington, pas masakrës në në Florida, ku u vranë 17 njerëz.
‘Une dhe Amal u frymëzuam nga guximi i këtyre të rinjve, djem dhe vajza të liceut Stoneman Dougla, për të ndërmarrë këtë nismë’,u shpreh Clooney.
‘Familja jonë do të jetë e pranishme më 24 mars përkrah kësaj gjenerate të jashtëzakonshme me të rinj që do të vijnë nga mbarë vendi, dhe në emër të fëmijëve tanë, Ella dhe Aleksander do të dhurojmë 500 000 dollarë për të ndihmuar financiarisht këtë ngjarje të rëndësishme, nga ku varet edhe jeta e fëmijëve tanë’’, tha aktori.
Shumë personalitete amerikane si Jennifer Lopez, Luis Fonsi, Kim Kardashian dhe Ellen De Generes u shprehën të indinjuar pas masakrës në Parkland, duke ju bashkuar kërkesës për një kontroll më të ashpër të armëve të zjarrit.