Sigal

SHBA-Një xham i madh ka rënë nga kati i 23 i hotelit Waldorf Astoria në Las Vegas, SHBA.

Skena është filmuar nga Crystal Schenkel, një klient që gjendej në llozhën e strukturës.

‘Kjo skenë që po shihni është marrë në World Astoria të Las Vegas. Në dukje duket sikur dikush ka hedhur diçka mbi xham. Shpresoj që askush të mos jetë lënduar’, ka shkruar në Twitter Schenkel.

Eric Johson, zëdhënësi i hotelit, ka konfirmuar ngjarjen duke specifikuar që asnjë nuk është lënduar. ‘Po hetojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe po rregullojmë dëmin’, tha Johson.