SHBA, familja shqiptare humb vajzën 2 vjeçe nga përplasja e 3 makinave

471
Policia amerikane ka njoftuar se në një aksident, që ka ndodhur në autostradën “Taconic State Parkway” në New York mes tre makinave, ku kanë mbetur të vdekur 3 persona, është edhe një fëmijë shqiptar që ka humbur jetën, një vajzë 2 vjeçe e quajtur Leona Nerim Simanoviç. 33-vjeçari, Nerim Simanoviç, i ishte drejtuar veriut me makinën e tij BMË, kur është përplasur në anësoret e rrugës, duke goditur dy të tjera, ka raportuar Departamenti i Policisë në New York. E vdekur ka mbetur vajza e tij 2-vjeçare Leona, ndërsa gruaja e tij Blerta 22-vjeç dhe vajza tjetër 1-vjeç Lira po trajtohen në Qendrën Mjekësore në Westchester. Simanoviç është po ashtu aty dhe që të tre thuhet të jenë në gjendje stabël.
Sigal