Sigal

Është arrestuar nga policia amerikane Anthony Valentini njëri nga vrasësit e dyshuar të 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri.

I arrestuari, 35 vjeç, është  me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar për armëmbajtje dhe drogë.

Sipas mediave I arrestuari qëlloi disa herë me armë Grei Frashërin, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen. Krimi i rëndë ndodhi më 7 Shtator në rrugën 93 ST në Bay Ridge të Brooklyn në Neë York.

Sipas burimeve të mediave amerikane, dyshohet që vrasja të ketë ndodhur mosmarrëveshje që lidhen me çështjet e marijuanës, megjithatë kjo nuk është pistë zyrtare e hetimeve.