SHBA, Donald Trump mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Obama

438
Sigal

 

Presidenti Barack Obama ka pritur në
Shtëpinë e Bardhë pasardhësin e tij, Donald Trump me të cilin pritet të
bisedojnë lidhur me tranzicionin  e pushtetit. Presidenti republikan i
zgjedhur më 8 nëntor është njeriu që nisi dhe përkrahu kohë më parë lëvizjen e
quajtur “Birther”, ku pretendohej se Obama nuk kishte lindur në Shtetet e
Bashkuara.

Gjatë fushatës
Obama e quajti Trump si të papërshtatshëm për postin e presidentit të SHBA, por
pas fitores së tij në zgjedhjet e dy ditëve më parë Obama u bëri thirrje demokratëve
e republikanëve të bashkoheshin nën drejtimin e presidentit të ri, Trump.
Mijëra vetë kanë protestuar nëpër rrugët e qyteteve më të mëdha të SHBA, duke
kundërshtuar zgjedhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.