SHBA dhe BE: Referimi i ligjit të Vetingut në Komisionin e Venecias të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur

411
Sigal

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të dërguar në Komisionin e Venecias ligjin e Vetingut. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp BE dhe SHBA theksojnë se, “respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. “Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias. Nxisim që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa”, thuhet në deklaratën e SHBA dhe BE. “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mbeten të përkushtuar ndaj zbatimit të plotë të reformës së gjyqësorit”, përfundon deklarata e përbashkët e SHBA dhe BE.