SHBA dënon sulmet në Siri

447
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet e qeverisë siriane afër qytetit të Damaskut, ku u vranë afër 100 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë. Zëdhënësi i Departanentit të Shtetit, John Kirby ja thënë se sulmet ajrore të “fundit të qeverisë së presidentit Bashar al-Assad nëpër tregje dhe sulmet e tjera nëpër spitale, protesta, tregojnë mospërfilljen e regjimit të jetës së njeriut”.
Një seri e sulmeve ajrore u kryen në qytetin Douma, që konsiderohen si sulmet më të përgjakshme të kryera nga Siria në këto katër vjet luftë. Lideri i opozitës siriane, Khaled Khoja i ka quajtur sulmet ajrore të 16 gushtit në qytetin Douma “masakër” dhe ka bërë thirrje që akte të tilla “të mos mbeten pa u ndëshkuar”.
Sigal