SHBA/ Dënohet 20-vjeçari që tentoi të vrasë Presidentin Trump

454
Sigal

Një
britanik është dënuar me 12 muaj dhe një ditë burgim, pasi ka tentuar që ta
vras presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, shkruan BBC.

Michael Sandford, 20-vjeçar, është deklaruar fajtor kur filloi
gjyqi ndaj tij në shtator. Ai ka pranuar se ka poseduar armë ilegale dhe ka
penguar në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Ai është akuzuar se ia ka marrë armën një zyrtari policor, gjatë
fushatës zgjedhore në Las Vegas dhe ka pasur për qëllim që të vrasë, atëherë
kandidatin për president, Donald Trump.

Nëna e Michael ka thënë se djali i saj “është penduar për atë që
ka bërë”