SHBA: Clinton në fushatë në Florida, Trump inaguron një tjetër hotel në Uashington

460
Sigal

Donald Trump i ofroi vetes një shkëputje të vogël nga
angazhimi i tij në fushatën presidenciale amerikane për inaugurimin e hotelit
më të ri në Uashington në pronësi të tij, ndërsa Hillary Clinton vijon të bëjë
fushatë në Florida, një shtet që mund t’i hapë dyert e Shtëpisë së Bardhë.

Dje,
biznesmeni republikan bëri një ndalesë në vijim të fushatës, në një nga pistat
e tij të golfit në Florida.

Ndërsa
sot ishte i pranishëm në Uashington, një qytet masivisht me bindje demokrate,
duke ngjallur më tepër habinë e një komentuesi, pasi Donald Trump nuk ka një
minutë për të humbur nëse dëshiron të përpiqet të rekuperojë distancën në
sondazhe, vetëm 13 ditë nga organizimi i zgjedhjeve.

“Është
një ndalesë e shkurtër”, vlerësoi drejtoresha e fushatës së tij, Kellyanne
Conway, që vuri në dukje se prej dy ditë e gjysmë, Donald Trump kishte bërë
fushatë pa pushim në Florida, duke shënuar në të gjithë territorin e këtij
shteti 12 evenimente.

”Ai
pritet të udhëtojë sot pasdite drejt Karolinës së Veriut, një tjetër shtet kyç,
më pas të enjten në Ohajo, përpara vizitës në New Hampshire dhe Maine”, shtoi
ajo.

Conway
theksoi gjithashtu për CBS se hoteli në Uashington me një kapacitet 263
shtretër në zemër të kryeqytetit amerikan u përfundua me një vlerë nën koston e
parashikuar dhe përpara afatit.

”Ai i
rikujtoi Amerikës se ai i riparon dhe i ndërton gjërat”, theksoi ajo, një
deklaratë e përsëritur gjithashtu edhe nga djali i Trump, Erik në
televizionin Fox