SHBA/ Burg përjetë për sulmuesin te filmi ‘Batman’

412
Një juri në Shtetet e Bashkuara, e cila shqyrton dëshmitë kundër një personi, ka kursyer sulmuesin James Holmes nga dënimi me vdekje, për vrasjen e 12 njerëzve në një kinema, në vitin 2012. Juria në Kolorado ka shqiptuar masën e dënimit me burg të përjetshëm, pa mundësi të lirimit me kusht. Ekipi i mbrojtjes ka argumentuar se Holmes, tani 27 vjeç, ka qenë i sëmurë mentalisht kur ka kryer sulmin. Juria ka rënë dakord me prokurorët se Holmes, edhe pse me probleme mendore, ka qenë përgjegjës për veprimet e tij.
Sigal