SHBA bllokon anijen koreane veriore, kishte shkelur sanksionet tregtare

483
Sigal

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njofton se ka bllokuar sot një anije mallrash të nisur nga Koreja e Veriut.

Zyrtarët amerikanë shprehen se anija Wise Honest ka shkelur sanksionet e SHBA dhe Kombeve të Bashkuara për transportit të paligjshëm të qymyrit nga Koreja e Veriut, raporton Al Jazeera.

Anija 17 tonëshe, u bllokua së pari nga autoritetet detare në Indonezi në prill 2018, ndërsa tani është në posedim të Shteteve të Bashkuara dhe po afrohet aktualisht me ujërat territoriale amerikane, thotë një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë.

Sipas vëzhguesve të sanksioneve të OKB-së, anija po transportonte 25.500 ton qymyr, kur u ndalua nga Indonezia në prill 2018. Po ashtu, një raport i OKB-së vlerësoi se vlera e ngarkesës së qymyrit të anijes ishte rreth 3 milion dollarë.

Rasti shënon herën e parë që Shtetet e Bashkuara bllokojnë një anije mallrash të Koresë së Veriut për shkelje të sanksioneve.

‘Zyra jonë zbuloi skemën e Koresë së Veriut për të eksportuar tonelata qymyri të cilësisë së lartë tek blerësit e huaj duke fshehur origjinën e anijes së tyre, Wise Honest’, thotë avokati i SHBA Geoffrey Berman, ndërkohë që shton se anija ishte përdorur dhe për të importuar në Kore makineri të rënda.

‘Kjo skemë jo vetëm që e lejoi Korenë e Veriut t’i shmanget sanksioneve, por Wise Honest është  përdorur gjithashtu për të importuar makineri të rënda në Korenë e Veriut’- shtoi Berman.