SHBA, Barack Obama: Të pamëshirshëm në luftën kundër ISIS-it

383
Sigal

Grupi terrorist Shteti Islamik është i destinuar të
mundet, pas një beteje shumë të vështirë, deklaroi presidenti Barack Obama në
një intervistë të publikuar sot.

“Koalicioni jonë vazhdon të jetë i pamëshirshëm kundër
Shtetit Islamik në të gjitha frontet”, tha Obama për gazetën italiane, “La
Repubblica”, para se të zhvillojë një darkë shtetërore me kryeministrin
italian, Matteo Renzi në Uashington.

Ai kujtoi përpjekjet e trupave irakiane për të pushtuar
Mosulin dhe faktin se forcat e Shteti Islamik nuk kanë shënuar asnjë fitore të
madhe në Irak apo Siri për më shumë se një vit.

Megjithatë, presidenti amerikan paralajmëroi se ISIS-i
ende ka aftësinë për të zhvilluar ose frymëzojë për sulme terroriste dhe bëri
thirrje për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar në shkëmbimet e
informacionit dhe rritjes së sigurisë në kufij.