SHBA: “Asnjëherë s’kemi qenë më afër” arritjes së marrëveshjes

441
Shtëpia e Bardhë ka thënë sot se negociatorët nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqive të tjera botërore, që po marrin pjesë në bisedimet bërthamore në Vjenë, “asnjëherë nuk kanë qenë më afër” arritjes së një marrëveshje me Iranin. Irani dhe gjashtë fuqitë botërore, e kanë vendosur ditën e hënë, si afat për të arritur marrëveshje.
Kjo është hera e tretë që negociatorët po e shtyejnë afatin përfundimtar, shkruan Reuters. Fuqitë botërore janë duanë që të arrijnë një marrëveshje me Iranin, me qëllim që të frenojnë programin bërthamor të Republikës Islamike, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Sigal