SHBA, arrestohet kontraktorja për nxjerrje sekreti

469
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka arrestuar një kontraktore të qeverisë për të cilën thotë se i ka dërguar material të klasifikuar një portali lajmesh.
Portali The Intercept njoftoi se kishte marrë një dokument të klasifikuar që tregonte se zbulimi ushtarak rus ishte përpjekur të ndërhynte elektronikisht në sistemet amerikane të regjistrimit të votuesve para zgjedhjeve të 2016-s.
Në një deklaratë dorëzuar autoriteteve nga një agjent i posaçëm i FBI-së thuhej se kontraktorja e arrestuar, Reality Leigh Winner, pranon se ka printuar një material me informacione sekrete dhe se ia ka dërguar atë një portali lajmesh.
Autoritetet nuk thonë se nga cila agjenci dyshohet të jetë marrë dokumenti sekret. Aty thuhet vetëm se kontraktorja ishte caktuar të punonte në një strukturë qeveritare në shtetin Georgia.
Portali The Intercept njofton se dokumenti tepër sekret që kishte shtënë në dorë i takonte Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe aty thuhej se hakerët rusë ishin përpjekur me muaj të tërë për të hyrë në kompjuterat që përdoreshin nga zyrtarët vendorë të zgjedhjeve.
Sigal