SHBA akuzon për trafik droge edhe dy djemtë e El Chapo

393
Sigal

SHBA ka akuzuar për trafik droge edhe dy fëmijët e ‘El Chapo’, mbreti i narko-trafikut, deklaruar fajtor për shumë akuza, në një proces që po mbahet në New York.

Bëhet fjalë për Joaquin Guzmán Lopez, 34-vjeç dhe Ovidio Guzman Lopez (28) që sipas departamentit të drejtësisë jetojnë në Meksikë.

Lajmin e bën të ditur Cnn, që thotë se të dy akuzohen si shpërndarës kokaine, marijuane dhe metamfetaminë nga Meksika dhe vende të tjera drejt SHBA, nga viti 2008 deri në 2018.