SHBA, 73-vjeçari përplas 12 gjimnazistë

513
12 nxënës të një gjimnazi në Alabama të SHBA-ve, pjesë e një parade, janë përplasur me makinë nga një 73-vjeçar.
4 prej të aksidentuar janë në gjendje të rëndë, raporton CNN, duke cituar burime zyrtare.
Policia amerikane ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, të cilët mbeten të paqarta, pasi nga hetimet paraprake rezulton se 73-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet publik, i ka dhënë gaz makinës duke përplasur adoleshentë që ishin pjesë e paradës. 
Raportohet se 73-vjeçari nuk rezulton të ketë qenë nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike në momentin e aksidentit, duke ngritur dyshimet nëse bëhet fjalë për një aksident, apo për një akt të vetëdijshëm.
Sigal