SHBA/ 2 oficerë policie të plagosur dhe 3 të vdekur, midis tyre një grua shtatzënë

402
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA ku një person ka marrë peng një grua shtatzënë dhe djalin e saj adoleshent.

Pas një dite të mbajtur peng ata janë vrarë nga pengmarrësi ka mbetur edhe vetë i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, si dhe dy oficerë kanë mbetur të plagosur.

Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, teksa bëhet me dije se policia ka ndërhyrë në banesë në orën 3:30 të mëngjesit.

Prokurori i Përgjithshëm i Georgias Chris Carr falenderoi oficerët e policisë për shërbimin e tyre, duke thënë në Twitter, “Mendimet dhe lutjet tona janë me oficerët e Policisë së Qarkut Henry të cilët u qëlluan sot duke vënë jetën e tyre në linjë për të mbajtur komunitetet tona të sigurta”.