SHBA/ 103-vjeçarja: Nuk vdes pa parë Hillary-n presidente

501
Sigal


moshën 103-vjeçare, Ruline Steininger e ndjen se nuk ka shumë kohë për të shpenzuar.

Kjo
është arsyeja se pse në shtator, Steininger u bë një nga personat e parë në
shtetin e saj që votoi personalisht për Hillary Clinton për president, duke e
çuar një hap më tej dëshirën e saj për të qenë gjallë nëse Clinton shkruan
historinë në nëntor.


një takim të shkurtër me Clinton në Ajoua, Steininger it ha kandidates
demokrate në shtator: “Ne do të të vendosim në Shtëpinë e Bardhë”.

“Unë
do të votoj për ty. Do të të ndihmoj. Tani që jam 103 vjeç çdo minutë ka
rëndësi për mua, por nuk do të vdes pa të parë fituese në zgjedhjet e
nëntorit,” mësohet t’i ketë thënë Steininger.

“Dhe
ti duhet ta bësh çdo minutë të jetës tënde me vlerë,” iu përgjigj Clinton.

Steininger
ka lindur në vitin 1913 pak para Luftës së Parë Botërore – kur gratë nuk lejoheshin
të votojnë.

Steininger
ka votuar gjithmonë që nga viti 1936 e për herë të parë ka votuar për Franklin
D.Roosevelt.

“Jam
shumë e lumtur për mbështetjen e saj,” është shprehur Clinton. “Është nder i
madh, që edhe pse në moshë të madhe ajo do që vota e saj të ketë rëndësinë e
vet”.