Shangai planifikon të kufizojë popullsinë me 25 milionë banorë brenda vitit 2035

590
Qyteti kinez Shangai do ta kufizojë popullsinë në 25 milionë banorë deri në vitin 2035, si pjesë e përpjekjeve për të kontrolluar “sëmundjet e qyteteve të mëdha”, bëjnë të ditur autoritetet e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli Kombëtar njoftoi se objektivi i kontrollit të madhësisë së qytetit ishte vendosur në kornizën e planit të zhvillimit të qendrës financiare kineze të miratuar nga qeveria në Pekin midis viteve 2017 dhe 2035.
“Deri në vitin 2035, numri i banorëve në Shangai do të kontrollohet në nivelin rreth 25 milionë banorë, kurse hapësira e përgjithshme e tokës në dispozicion për ndërtim nuk do të tejkalojë 3.200 kilometra katrorë”, thuhet në deklaratë.
Mediat shtetërore kineze si “sëmundje të qyteteve të mëdha” kanë përcaktuar fenomenin kur metropolet ndeshen me ndotjen e lartë të ajrit, trafikun e rënduar dhe mungesën e shërbimeve publike, përfshirë arsimin dhe shërbimet mjekësore, shkruan “The Guardian”.
Megjithatë, disa ekspertë dyshojnë në realizueshmërinë e planit. Një nga organizatat kineze ‘think tank’, vendimin e tillë e konsideron jopraktik dhe në kundërshtim me trendin e zhvillimit social.
Shangai në fund të vitit 2015 kishte një popullsi të përhershme prej 24.15 milionë banorësh, njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua vitin e kaluar.
Sigal