Shamia do të mund të vihet dhe në shkollë

458
Në shkollat e Prishtinës, në të mesmen e ulët edhe në atë të lartë, ka vajza të mbuluara të cilat ndjekin mësime. Komuna e Prishtinës është në dijeni, por çështjen e ka kaluar te Ministria e Arsimit, e kjo e fundit nuk flet për këtë temë. Janë disa vajza që ndjekin mësimin në shkollat publike në Prishtinë, kurse fati i tyre për shkollim varet nga ‘disponimi’ i zyrtarëve në Kosovë.
Përderisa Ligji për arsim detyron secilin të shkollohet, Kushtetua e Kosovës fillimisht e cek se Kosova është shtet laik dhe në të thuhet se secili person gëzon të drejtën e shkollimit themelor pa pagesë. Shkollimi i detyrueshëm, sipas Kushtetutës, rregullohet me Ligj dhe financohet nga fondet publike. Por, ekziston një udhëzim administrativ, me të cilin nxënësve të shkollave të mesme dhe të larta u ndalohet bartja e uniformës fetare në objektet e institucioneve arsimore.
Lajmi. net mëson se në të shkollat e mesme të larta në Prishtinë janë së paku katër vajza të mbuluar ndërsa edhe në të mesmen e ulët po aq. Një nga to edhe ua sjellim me fotografi. Ajo që nga klasa e gjashtë është nxënëse në shkollën e mesme të ulët “Elena Gjika”, e tani është në klasën e nëntë.
Drejtori i kësaj shkolle Osman Vitija thotë se për këtë kanë njoftuar Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës. “Po vajza është në këtë shkollë, nuk dimë si të veprojmë sepse Ligji dhe disa udhëzime janë në konflikt mes vete”, ka thënë ai për lajmi.net.
Në Drejtorin e Arsimit në Komunën e Prishtinës, pranojnë se janë të njoftuar për disa raste të vajzave të mbuluara. Edhe vet Komuna po kërkon ‘qare’. Drejtoresha Arbërie Nagavci tha për lajmi.net se ka një vit që i kanë shkruar Ministrisë së Arsimit që të qartësohet kjo çështje.
“Që një vit u kemi kërkuar që të na e qartësojnë këtë temë që është shumë e ndjeshme. Nuk kemi marr ende përgjigje, jemi në dije që janë disa vajza por nuk bënë të marrim vendim të ngutshëm”, tha ajo.
E Ministria e Arsimit nuk jep përgjigje as për lajmi.net. Ka rreth një javë që ata kanë thënë se do merren me këtë çështje por nuk flasin asgjë
Sigal