Shakaja “pa kripë” e Berlusconit me presidentin e ri të Francës. Ja çfarë thotë për bashkëshorten e Macron

549
Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi i njohur për batutat e tij dhe një lloj “moskokëçarje” kur vjen puna tek liderët e tjerë botërorë, ka komentuar sëfundmi çiftin presidencial të Francës.
Ai thotë Emmanuel Macron është një “djalë i mirë” me një “mama të mirë”, duke iu referuar kështu Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Trogneux, një ironi e tija kjo për të vënë në dukje diferencën e moshës mes Presidentit të sapozgjedhur dhe bashkëshortes së tij, shkruan “The Telegraph”.

“Është një 39 vjeçar, me përvojë të mirë pune dhe mbi të gjitha me një mama të mirë që e ka mbajtur në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë”,- tha Berluskoni pa e përmendur emrin e zonjës Trogneux.

39 vjeçari Macron është udhëheqësi më i ri i Francës që në kohën e Napoleonit dhe është martuar me ish mësuesin e tij të letërsisë, 24 vjet më e madhe se ai.

Për romancën e tyre është shkruajtur shumë në media edhe për faktin se z. Macron ishte vetëm 17 vjeç kur deklaroi se donte të martohej me zonjën Trogneux.

Ndërkohë që 80-vjeçari italian Silvio Berlusconi është në një lidhje me Francesca Pascale, 49 vjeçe.
Berluskoni, i bëri këto deklarata në Monza në mbështetje të kandidatit Forza Italia për kryebashkiak, por kur po diskutonte zgjedhjet në Francë doli me “shakanë” e tij të fundit.
Sigal