Sigal

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në veri të Los Angeles, ku për shkak të erërave të fuqishme ka prekur gjithë bregdetin. Sipas burimeve të para të paktën pesë persona kanë humbur jetën.

Zjarri, i cili shpërtheu pranë Thousand Oaks, i detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75 000 shtëpive. Evakuime ka edhe nga qytete të tjera, duke përfshirë Calabasas dhe Malibù, lokalitet turistik i famshëm i adhuruar nga VIP-at.

Një tjetër zjarr shpërtheu ndërkohë edhe në Kaliforninë veriore, duke gllabëruar hektarë tokë. Paradise, një qytet i vogël në Kaliforni më 27 mijë banorë, është gati e gjitha e shkatërruar.

Më shumë se 157 mijë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, ka shpallur kështu një gjendje emergjente, e cila lejon dhënien e ndihmës në zonat e prekura.