Sërish tensione në Maqedoni, deputetët e VMRO nuk lejojnë Xhaferin të hyjë në Kuvend

497
Sërish tensione në ambientet e brendshme të Kuvendit të Maqedonisë, por këtë herë protagonistë nuk janë mbështetnit e VMRO-DMPNE e udhëhequr nga Nikola Gruevski, por vetë deputetët e kësaj force politike.
Deputetët e VMRO-DPMNE qëndrojnë para derës së zyrës së kryetarit të Kuvendit dhe nuk lejojnë kryetarin e porsazgjedhur Talat Xhaferi të futet, njoftojnë mediat vendase.

Sipas informacioneve të mediave vendase një pjesë e deputetëve gjenden para zyrës, ndërsa një pjesë tjetër brenda saj, por ekipet e mediave për momentin nuk lejohen të hyjnë.

Kryeparlamentari shqiptar i zgjedhur pak ditë më parë, Xhaferi dje hapi dyertë e Kuvendit dhe paralajmëroi fillimin e procedurave për formimin e qeverisë së re. Ai theksoi se do të jetë kryeparlamentar i deputetëve të gjitha partive politike.
Sigal