Sërish sulm terrorist në Turqi

62
Një sulm terrorist ka ndodhur sot në qytetin Mardin të Turqisë, në rajonin Midyat. Raportet fillestare thonë se disa persona janë lënduar, mirëpo ende nuk dihet numri i saktë. Sipas raportit të policisë, terroristët kanë kryer një sulm më automjet bombë ndaj Drejtorisë së policisë në Nusaybin të Mardinit. Nga ky sulm janë dëmtuar edhe ndërtesat përreth zonës. Një numër i madh i personave thuhet se janë plagosur, ndërsa në vend të ngjarjes ka arritur edhe ambulanca.