Sërish dhunë në Paris, arrestohen 287 protestues

468
Sigal

Demonstrata kundër qeverisë në kryeqytetin francez një ditë më parë përfundoi me arrestimin e 287 personave dhe plagosjen e 110 të tjerëve, përfshirë një numër policësh të mobilizuar për protestat.

Rreth 75 mijë qytetarë në radhët e “jelekëve të verdhë” dolën me parulla kundër rritjes së taksës së karburantit dhe kostos së lartë të jetesës.

Ndërsa një grup më i dhunshëm i vunë zjarrin të paktën 190 objekteve, makinave dhe dyqaneve.

Në janë e trerë të protestave, forcat e policisë përdorën gaz lotësjellës për t’iu përgjigjur sulmeve me gurë të protestuesve dhe sendeve të tjera të forta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i pranishëm në samitin e G20 me liderë të tjerë të botës i akuzoi protestuesit si persona që kërkojnë të sjellin kaos në vend, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë arsye që e justifikon dhunën e ditëve të fundit.

Protestat e së shtunës tërhoqën më pak demonstrues krahasuar me javët e kaluara.

Ato nisën fillimisht në pjesën rurale të Francës ku qytetarët u ankuan se rritja e taksës së karburanteve ishte një luks urban, të cilët nuk mund ta përballonin.

Por që atëherë, “jelekët e verdhë” janë kthyer në një lëvizje që shpreh mospajtim me shumë nga politikat e kreut të shtetit Macron.

Në tubimet e këtij muaji kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur me qindra të tjerë.

Ndërkohë sondazhet tregojnë se 2 në 3 francezë i përkrahin protestat.