Seri shpërthimesh në Turqi, 5 të plagosur

422
Një seri shpërthimesh kanë ndodhur sot në kryeqytetin turk, Ankara. Si pasojë, disa persona janë plagosur, bën të ditur Russia Today. Raportime nga vendngjarja bëjnë me dije se shërbimet policore dhe ato të ambulancave ndodhen në vendngjarje. Sipas ‘The Mirror’ shpërthimi ka ndodhur në orën 12:30, me atë lokale, në një fabrikë akulli.

Pesë persona janë plagosur rëndë, ndërsa gjithë zona u pushtua nga era e rëndë e gazit. Shpërthimi shkaktoi panik në njerëz, dhe në mbarë qytetin që popullohet nga 4 milionë e gjysëm banorë.
Sigal