Sergei Lavrov anulon vizitën në Turqi pas rrëzimit të avionit rus

486
Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov njoftoi se do të anulojë vizitën e tij zyrtare në Turqi, pas rrëzimit të avionit rus nga ushtria turke pranë kufirit sirian. “Kam marrë vendimin të anuloj takimin e planifikuar për nesër në Stamboll me ministrin turk të Punëve të Jashtme”, – tha Lavrov.

“Kërcënimi më i madh i terrorizmit po shfaqet në Turqi”, shtoi ai. Gjithashtu sot, Moska zyrtare njoftoi të gjithë shtetasit e saj të mos udhëtojnë drejt Turqisë.
Sigal