Serfisti Josh Kerr fiton në Meksikë Ligën Botërore të Serfit

52
Australiani Josh Kerr ka arritur të triumfojë mbi dallgët e larta, duke u shpallur zyrtarisht edhe kampioni i Ligës Botërore të Sërfit, mbi dallgët sfiduese në ishullin Baja të Meksikës. Kerr e përfundoi garën duke fituar me rezultatin më të mirë, duke lënë në vend të dytë amerikanin Greg Long.

Ky ishte kompeticioni më i fortë, ku garuesit për muaj më rradhë, kanë sfiduar njëri tjetrin mbi dallgët disa metra të larta, duke rrëmbyer fioren e pestë rradhazi, e duke rrëmbyer kupën me garën e fundit në Meksikë. Sfida nisi që në muajin prill të vitit të shkuar. Gara e rradhës e serfistëve më të mirë në botë do të rinisë në prill në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për tu zhvendosurmë pas në Spanjë.