Serbia voton për presidentin më 2 prill/ Zgjedhjet, sprovë për popullaritetin e Vuçiç

448
Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, shpalli të enjten dy prillin datë të zgjedhje presidenciale, që shihen si sprovë për orientimin politik të Serbisë si dhe për popullaritetin e kryeministrit Aleksandër Vuçiç.
Ai do të jetë kandidat i Partisë Përparimtare Serbe, e cila vlerësoi se Vuçiç është është kandidati i vetëm i kësaj partie që mund të fitojë zgjedhjet që në raundin e parë të votimeve dhe shqetësimet se një gjë e tillë do të ishte e vështirë me presidentin aktual serb Tomislav Nikoliç, nga radhët e të njëjtës parti, i cili kërkon lidhje më të ngushta të Beogradit me Rusinë.
Vëzhguesit në Serbi thonë se zgjedhjet presidenciale do të jenë një sprovë për kryeministrin aktual dhe orientimin e tij drejt integrimeve evropiane. Ai do të përballet më të paktën edhe 13 kandidatë të partive tjera politike, përfshirë edhe ish shefin e tij, udhëheqësin e radikalëve serbë, Vojislav Sheshel.
Ndonëse roli i presidentit është kryesisht ceremonial, nëse ai kontrollon shumicën parlamentare atëherë ai mund të ushtrojë ndikim në madh mbi qeverinë dhe kryeministrin e ardhshëm.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, por është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve në shkëmbim të afrimit me Bashkimin Evropian.
Sigal