Serbia vijon fushatën kundër, vendimi për Kosovën në UNESKO më 9 Nëntor

393
Në Paris ka nisur punimet Asambleja e Përgjithshme e UNESCO, që pritet të zgjasin deri më 18 nëntor. Vendimi për pranimin e plotë të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë, pritet të votohet nga bordi ekzekutiv në 9 nëntor.
Deri atëherë ka ende shumë kohë e si Prishtina e Beogradi kanë nisur një fushatë të ashpër.
Kosova kërkon anëtarësimin në këtë organzatë, e ndërsa Serbia po luan të gjitha gurët për ta bllokuar. 
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se Kosova po bën një fushatë pozitive për pranimin e saj në UNESCO dhe për një gjë të tillë ai ka kërkuar përkrahjen e të gjitha vendeve të botës.
Nga Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka theksuar se Kosova nuk e meriton të jetë pjesë e UNESCO-s, pasi sipas tij nuk është shtet.
Autoritetet e larta serbe, përfaqësues të Kishës Ortodokse Serbe, por edhe qytetarë serbë, po zhvillojnë fushatë të intensifikuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
Në rrjetet sociale, ata po publikojnë video të objekteve fetare ortodokse serbe, të cilat janë dëmtuar gjatë trazirave të vitit 2004 në Kosovë, duke i cilësuar si argumente për mospranimin e Kosovës në UNESCO.
Nga 195 anëtarë që ka Asambleja e Përgjithshme e UNESCO-s në favor të pranimit të Kosovës në këtë Organizatë duhet të votojnë 130 shtete. Kosovën deri më sot e kanë njohur 111 shtete, prandaj për të siguruar pranimin e plotë i duhen edhe votat e vendeve të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e vendit. 
Sigal