Serbia nuk do të tërheq urdhërarrestin për Haradinaj

527
Edhe pse Ramush Haradinaj u zgjodh me 61 vota pro në postin e kryeministrit të Kosovës, madje edhe me votat unanime të deputetëve të Lista Serbe, edhe pse në kabinetin e udhëhequr prej tij Lista sërbe do të ketë disa ministry, përsëri Serbie nuk e zbut qëndrimin ndaj tij.
Serbia nuk do të bëj lëshime, nuk do ta heqë fletëarrestin ndaj tij! Deklarimi vjen nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç. I prononcuar paraditen e sotme, një ditë pas marrjes së votëbesimit nga Kuvendi, Gjuriç deklaroi se Serbia nuk ndryshon qëndrim ndaj Ramush Haradinajt dhe se Beogradi zyrtar “nuk do të hesht dhe nuk do të heq fletarrestin kundër tij”.
I pyetur sesi Serbia do të reagojë,nëse“Ramush Haradinaj nuk arrestohet me fletarrest të Interpolit kur Kryeministri kosovar të vizitojë ndonjë shtet”, Gjuriç tha se qëndrimi i Beogradit mbetet i njëjtë.
“Serbia do të reagojë në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe vendore. Haradinaj është në fletarrest dhe do të mbetet në fletarrestin e Interpolit”, tha ai.
Sigal