Serbia në BE, Nikoliç: Kushtet që lidhen me Kosovën janë të rrezikshme

458
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka deklaruar se kushtet për kapitullin 35, që kanë të bëjnë me Kosovën, janë shumë të ashpra dhe do të paraqesin sfidë të madhe në negociatat për pranim të Serbisë në Bashkimin Evropian. “Kushtet për kapitullin 35 të negociatave janë shumë të ashpra, të pavolitshme për Serbinë dhe përplot me kurthe, kthesa ose kërkesa, që nuk janë qartas të shprehura, por të cilat mund të jenë shumë të rrezikshme për Serbinë”, – ka thënë Nikoliç në intervistën për të përditshmen beogradase, Politika. Presidenti i Serbisë ka kërkuar që me këto sfida të mëdha Serbia duhet të ballafaqohet menjëherë dhe ka theksuar se pas hapjes së kapitullit për Kosovën, pritet që për këtë çështje të deklarohen edhe Kisha ortodokse serbe dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Serbisë.
Sigal