Serbia hap sot dy kapituj të rinj për anëtarësim në BE

446
Siç është paralajmëruar Serbia sot do të hapë dy kapituj të rinj të negociatave për pranim në Bashkimin Evropian dhe gjithashtu sipas Tanjug, pritet të ketë rezultate në mbylljen e kapitujve në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, transmeton Indeksonline.

Sipas këtij raportimit, kapitujt priten të hapen teksa përkohësisht mbyllet edhe konferenca e pestë ndërqeveritare në Bruksel.

Kapitulli 26 ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, ndërsa kapitulli 20 me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

Malta, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka caktuar për sot konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.

Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim në bllok në janar të vitit 2014 dhe deri më tasni ka hapur gjashtë nga 35 kapitujt.
Sigal