Serbi – Policia arreston 53 persona të akuzuar për korrupsion

451
Policia serbe arrestoi 53 persona të akuzuar për krime të ndryshme korrupsioni, që iu kanë lejuar atyre të përfitojnë më shumë se 10 milionë euro, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviç.

“Ky operacion tregon se shteti është i vendosur të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe se askush nuk do të mbrohet nëse ka kryer krime”.

“Trembëdhjetë punonjës të policisë, por gjithashtu dhe punonjës të Ministrisë së Bujqësisë bëjnë pjesë mes të dyshuarve të arrestuar”, theksoi Stefanoviç.

Njoftimi për këto arrestime u bë, pas hapjes, së dy kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe disa javë nga zgjedhjet presidenciale, parashikuar këtë pranverë në Serbi.

Në mars të vitit 2016, pak para zgjedhjeve legjislative të parakohshme, policia arrestoi 46 persona të akuzuar për korrupsion, që iu kishte mundësuar atyre përfitimin e shtatë milionë eurove.
Sigal